Bashkimi i forcave politike në dialogun me Serbinë, i domosdoshëm

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 08:09 | Nga

Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi, ka bërë me dije se pala serbe nuk po tregon gatishmëri për mbajtjen e takimeve të cilat kanë për qëllim implementimin e marrëveshjeve të arritura.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kanë kërkuar nga BE-ja dhe vendet anëtare të saj t’i bëhet presion Serbisë për implementimin e marrëveshjeve por, sipas Arifit, të gjitha kërkesat kanë hasur në veshë të shurdhër.

Ai ka vlerësuar se një bashkim i forcave politike të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë është i domosdoshëm.

Sipas tij, duhet të gjendet formula e duhur në mes të pozitës dhe opozitës që dialogu të përfundojë sa më shpejt dhe në mënyrë të suksesshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme