Bashkurti: Faza e re e dialogut, e komplikuar dhe shumë e vështirë

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 08:49 | Nga Ekonomia Online
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomati Lisen Bashkurti, ka thënë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në një fazë të re, e cila synon të krijojë një marrëveshje që do t’i hapte rrugë gradualisht normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ai ka thënë se kjo fazë duket të jetë e gjatë, e komplikuar dhe shumë e vështirë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Bashkurti ka theksuar se propozimi për korrigjimin e kufirit Kosovë – Serbi është ideja më e komplikuar teorikisht dhe më e vështira për t’u realizuar praktikisht.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë punën e tyre në procesin e dialogut duke demonstruar legjitimitet, transparencë, përgjegjshmëri, gjithëpërfshirje dhe, tek pastaj, të kërkohen partnerë ndërkombëtarë mbështetës si ShBA-ja, BE-ja apo shtetet individuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme