Bastiset shtëpia e Donika Kadaj-Bujupit

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 09:00 | Nga

Para pak çastesh, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e deputetes së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Donika Kadaj – Bujupi.

Indeksonline mëson se deputetja po kërkohet nga auturoitetet e sigurisë me një urdhër nga gjykata themelore.

Bëhet fjalë për rastin e deputetëve të Vetëvendosjes të cilët akuzohen për gjuajtjen e gazit lotsjellës kohë më parë në Kuvend.

Ndryshe, PK-ja po kërkon për ta dërguar në Gjykatë edhe ish-liderin e LVV-së, Albin Kurtin. Mirëpo, i njëjti nuk gjendet në banesën e tij tek “Parku i Qytetit” në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme