Bateritë e MCC-së të nevojshme apo inovative, Berisha kërkon mendim shkencor nga Jahja Kokaj

Prishtinë | 28 Kor 2022 | 14:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, e ka pyetur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj se “projekti me bateria a është i nevojshëm apo inovativ”, pastaj Berisha u ngritë në këmbë duke thënë “respekt Kokaj për kontributin tuaj”.

Pastaj reagoi Konjufca, “profesor s’është e nevojshme që t’iu përgjigjes këtyre pyetjeve”.

“E di që je njohësi më i madh i kësaj fushe në nivel botëror. Na thuaj qartë dhe prerë, projekti i këtyre baterive, a është i nevojshëm apo është inovativ”, pyeti Berisha.

Më pas, vazhdoi shpjegimi shkencor i deputetit të VV-së, Jahja Kokajt.

“Bateritë janë akumulator, ku akumulohet energjia e cila është e bazuar në polarizim. Jonet të cilat gjenden mes dy elektrodave polarizohen dhe kjo është forma e akumulimit të energjisë. Nëse flasim për inovacionin, prej kur jane zbuluar, bateritë kanë avancuar. Këtë vit është zbuluar një formë e re e ndërtimit të elektrodës, e atillë që kohëzgjatja e ruajtjes së energjisë bëhet pothuajse e pakufishme”, tha Kokaj.

E pas diskutimeve të deputetëve Hisen Berisha dhe Jahja Koka, lidhur me bateritë e MCC-së, Konjufca ndërhyri duke thënë se kjo është çështje e ndërlikuar, duke bërë që të gjithë deputetët të qeshin.

“Kjo është një çështje e ndërlikuar. Konsideroj se kjo nuk është çështje minute, kjo është shumë më e gjerë si problematikë merr orë”, tha Konjufca, duke i bërë deputetët të qeshnin.  

Të ngjashme