Baton Haxhiu: VV-ja e dëshmoi që nuk është e aftë për qeverisje

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se VV u provua se nuk ishte e aftë për udhëheqje të shtetit.

‘’VV’ja së pari nuk do ishte këtu ku është sot po të mos ishin dy parti. VV’në e fuqizuan dy parti, AAK’ja dhe Nisma’’, tha ai.

‘’VV ka treguar se nuk ka brumë për udhëheqje të shtetit. Një pjesë e saj që ishte e aftë për këtë shkoi në PSD. Dy anët e saj të forta u larguan. Pabesia që i bënë LDK’së ishte e papranueshme. U pa që ata nuk ishin të aftë për të krijuar partneritet më askënd. Ajo ishte edhe arsyeja pse ranë nga pushteti. Pati kriza të shumta. Krizat e VV’së filluan prej kohës së votimit të demarkacionit’’ shtoi ai.

Tutje Haxhiu tregoi se do të vazhdojë karrierën e tij në medie.

Të ngjashme