Baze i ashpër ndaj Kurtit: Pas pak ditësh mund të mos kenë nevojë për vaksina se mund ti shfaros të moshuarit

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Mero Baze ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin pas tollovisë që është krijuar sot para sallës 1 tetori.

Në një shkrim në Facebook, Baze ka thënë se krejt tollovi është një zgjidhje origjinale e Albin Kurtit që t’i kursej vaksinat.

“Një zgjidhje orgjinale e Albin Kurtit si mund të kursej vaksinat. Me këtë dyndje të moshuarish pas pak ditësh mund të mos kene nevojë për vaksina se mund ti shfaros”, ka thënë ai.

“ Rëndësi ka mos të pranojë ndihmën e Shqipërisë”, shtoi i njejti.

Të ngjashme