BE: Hahn në kontakt me Thaçin dhe Vuçiqin

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn është në kontakt me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq ka thënë për Tanjug se ata kanë rënë dakord për nevojën urgjente për të qetësuar situatën dhe për të ulur tensionet.

Ajo tha se komisioneri evropian ofroi ndihmën e tij për të arritur zgjidhje të shpejta dhe praktike për çështjen tregtare.

Ky zhvillim vjen pas vendosjes së taksës 100 përqindëshe ndaj produkteve serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme