BE-ja dhe Gjermania të gatshme ta ndihmojmë Kosovën për integrim në union

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 11:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e BE-së ka përmbyllur projektin e binjakëzimit “Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit”.

Partnerë të këtij projekti të binjakëzimit, është Ministria e Drejtësisë si dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i këtij ka qenë formimi i kapaciteteve për formulimin e politikave dhe hartimin e legjislacionit si dhe zbatimin efikas të tij brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe në institucione tjera përkatëse.

Në një fjalë rasti, Ministri i Drejtësisë (MD) Ableard Tahiri, tha se qëllimi i Kosovës është që të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane.

“Ka qenë fat i madh në momentin që e kam marrë detyrën dhe këtu e kam gjet një projekt të rëndësishëm në mbështetjen e departamentit ligjor. Në 2018 e kam pas një agjendë tejet të ngarkuar legjislative, por kam pas një mbështetje edhe nga ekspertët por edhe vetë nga zyra e BE-së”, tha Tahiri.

“Qëllimi ynë është që në të ardhmen të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Jam i bindur që në të ardhmen e afërt ne do të lansojmë projekte të reja së bashku që do ta forcojnë sundimin e ligjit”.

Ndërsa, Richardo Serri, nga zyra e BE-së në Kosovë, tha se që nga viti 2007, BE-ja ka investuar afro 190 milionë euro në Kosovë.

“Ky ka qenë një projekt që ka adresuar një prej çështjeve kyçe lidhur me legjislacionin e BE-së dhe vlerave të saj, gjyqësori duhet të përmbushë standardet evropiane për paanësi dhe efikasitet”.

“Sistemi i drejtësisë është prioritet për ne por poashtu është edhe një çështje komplekse dhe ju e dini që një çështje e tillë nuk mund të rregullohet shpejtë prandaj duhet kohë. 190 milionë euro ne si be kemi investuar në Kosovë. Ky projekt ka vlerën e 1.2 milion”, tha Serri.

“Projekti i binjakëzimit “Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit”, që u lansua sot, zyrës së BE-së i kushtoi 7 milionë euro.

“Kemi alokuar për këtë projekt rreth 7 milionë euro për të forcuar sistemin e drejtësisë edhe më shumë në Kosovë”.

“BE-ja mbetet e përkushtuar që të mbështesë institucionet kosovare që të forcojnë edhe më shumë sistemin e drejtësisë”.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se Gjermania është e gatshme ta vazhdojë rrugëtimin së bashku me Kosovën, që të forcojë sistemin e drejtësisë.

“Pas ca ditësh do shënjomë në Gjemani 70 vjet të ligjit themelor. Është mirë të kemi ligje të mira por është mirë që të kemi zbatim të këtyre ligjeve”.

“Mund të them se ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë rrugëtim me ju”, tha Heldt.

Të ngjashme