BE-ja i kërkon Merkelit të pranojë zgjidhjen që Serbia propozon për Kosovën

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister ka kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel të pranojë një zgjidhje të problemit të Kosovës të cilën do ta propozonte Serbia.

Kështu raporton gazeta beogradase “Blic” duke iu referuar burimeve nga qarqet diplomatike në Berlin.

Sipas këtyre burimeve, McCalister u takua kohët e fundit me kancelaren gjermane ku shprehu pikëpamjet e tij mbi këtë çështje të ndjeshme.

“Ai tha se marrëveshja duhet të mbështetet nga të dyja palët, posa#sërisht propozimin që Serbia është gati të pranojë. Kancelarja e refuzoi atë pa menduar”.

“Përderisa do të pritej që Angela Merkel, si dikush me Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq ka marrëdhënie të mira, si mbështetje e parë rreth historisë së demarkacionit ose marrëveshje midis dy palëve, kjo nuk ndodhi”.

“Kancelarja nuk ka ndonjë problem me vendin tuaj dhe zyrtarët e shtetit, por është e vetëdijshme se ndryshimi ose zbutja e qëndrimit do të rezultonte me një pozitë të pavolitshme në Gjermani”, ka thënë burimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme