BE-ja merr rolin e arbitrit për CEFTA-n

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Shqetësimi për përshkallëzimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë është ndier të enjten në Bruksel, ku shumë diplomatë kanë qenë të interesuar të kuptojnë më shumë se çfarë po ndodh, se a mund të parandalohet përshkallëzimi i mëtejmë i situatës.

Pothuajse njëzëshëm diplomatët me të cilët ka kontaktuar “Koha Ditore” janë shprehur se ky veprim i Kosovës është i lidhur me zhgënjimin për dështimin në përpjekjet për anëtarësim në INTERPOL e ndoshta edhe për kuptimin e autoriteteve të Kosovës se nuk ka asgjë nga realizimi i pritjeve për liberalizim vizash. Por ata mendojnë se “mënyra se si ka vepruar Kosova duke vënë taksën prej 100 % për mallrat nga Serbia nuk është veprim i duhur”.

Shumë diplomatë, megjithatë, kanë disa rezerva për mënyrën sesi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, si dhe komisari Johanes Hahn janë shprehur duke e quajtur veprimin e Kosovës si “shkelje të qartë të CEFTA-s”, shkruan Koha Ditore.

Se veprimet e Kosovës janë shkelje të CEFTA-s, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti momental i radhës i Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik. Por deri më tash nuk ka pasur ndonjë prononcim të organeve të CEFTA-s rreth kësaj çështjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme