BE-ja pret që Kosova “ta zhbllokojë” dialogun

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Po bëhen gati katër muaj prejse nuk ka pasur takim mes palës kosovare dhe asaj serbe në kuadër të dialogut në Bruksel. Që nga vendosja e taksës 100% për produktet serbe Serbia e ka kushtëzuar dialogun me heqjen e saj, madje të njëjtin qëndrim e ka mbajtur edhe Bashkimi Evropian, i cili po kërkon vazhdimisht heqjen e taksës për t’i dhënë mundësi dialogut Kosovë – Serbi. 

Edhe pse spektri politik në Kosovë nuk mban një qëndrim të njëjtë karshi taksës, ata kërkojnë që dialogu të vazhdojë pa kushte, madje opozita dhe analistët politikë konsiderojnë që Bashkimi Evropian nuk po e mban qëndrimin e njëjtë si me Kosovën, ashtu edhe me Serbinë.

Në një përgjigje për “Zërin” zyra e përfaqësues së lartë të BE-së Frederica Mogherini, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e BE-së karshi dialogut Kosovë – Serbi, duke cituar një fjalim të mëhershëm të Mogherinit se dialogu nuk vazhdon pa u hequr taksa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme