BE-ja përsëri i bën thirrje Kosovës: Të tërhiqet menjëherë taksa ndaj Serbisë

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian edhe një herë i ka bërë thirrje Kosovës që ta tërheq taksën 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Këtë thirrje të BE-së e ka shfaqur zëdhënësja Maja Kocijançiq, që sipas saj masat e tilla nuk kontribuojnë në normalizim të marrëdhënieve, shkruan Tanjug.

“Autoritetet në Kosovë duhet që menjëherë t’i tërheqin masat e tilla. Të gjitha veprimet, masat dhe qëndrimet që janë provokative dhe sulmuese janë shqetësuese dhe nuk i kontribuojnë dialogut si rrugë e normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Kocijançiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme