BE: Procesi i rishikimit të sektorit të sundimit të Ligjit, ambicioz

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 11:32 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Colleen Hyland, Zëvendës shefja e misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, tha se është mirë që procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit do të përfshijë të gjitha institucionet, raporton Ekonomia Online.

“Jemi të lumtur që ky proces do të përfshijë të gjitha institucionet. Gjyqësori është i pavarur dhe duhet te respektohet. Ka gjëra për tu krenuar. Jemi të përkushtuar për suksesin tuaj por ju nxis ta shfrytëzoni këtë, ju duhet ta kryeni punët kryesore”, ka thënë Hyland.

Zëvendësshefi për bashkëpunim në zyrën e BE-së në Kosovë, Libor Chald, tha se sundimi i ligjit është esenciale dhe se procesi i rishikimit është ambicioz dhe gjithëpërfshirës.

“Sundimi i ligjit ka qenë gjithmonë prioriet i BE në Kosovë. Sundimi i ligjit është esenciale dhe qendron në thelb të parneritetit mes BE-së dhe Kosovës. Ky rishikim është ambicioz dhe gjithpërfshirës, përgëzojmë për këtë. Në do të marrim pjesë si vëzhgues. Ky rishikim është i vecantë. Është me rëndësi që puna të mos vonojë që është fundamentale për rrugën e Kosovës. Kjo të mos ndërhyje në punën ditore të gjyqtarëve. Le të fillojë procesi, ti bashkojmë forcat”, ka thënë Chald.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, tha se kjo përpjeke kërkon gjithpërfshirje dhe vullnet të lartë.

“Sektori i sundimit të ligjit është një nga sfidat më delikate. Një përpjeke si kjo kërkon përfshirje të gjerë dhe vullnet të lartë. Kjo vjen në një moment të rëndesishëm pas ratifkimit të MSA-së mes Kosovës dhe BE-së. Kjo marrëveshje përbën dokumetin udhëzues për reforma institucionale. Sistemi i drejtësisë është përballur me sfida. Në vazhdimësi reformat kishin për qëllim avancmin e sistemit”, ka deklaruar Idrizi.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufi, theksoi se shpreson që përmes këtij rishikimi të adresohen sfidat e Këshillit Prokurorial.

“Ky projekt është nga më të rëndësishmit. Sistemi prokuroial ka arritur qe të ruaj trendin pozitiv në zgjidhjen e rasteve. Sistemi prokurorial ka nevojë të zhvillohet më tutje. Jemi optimist që përmes rishikimit funksional do të adresohen sfidat e Këshillit Prokurorial”, ka thënë Isufi.

Të ngjashme