BE: Ratifikojeni demarkacionin sa më shpejt, shfuqizimi i Speciales nismë e gabuar

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 10:49 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar nga institucionet që sa më shpejtë të  ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza, raporton Ekonomia Online.

“Strategjia për zgjerim është duke u hartuar dhe Kosova ka gjasë që të ndikojë në të duke i bërë gjërat e duhura. Pasi më vonë duhet të jetë shumë vonë, prandaj marrëveshja për demarkacionin duhet të ratifikohet si çështje nacionale sa më shpjet. Për popullin e Kosovës është e rëndësishme që të kemi institucioneve që punojnë për njerëzit e këtu kemi njerëz që nuk besojnë në institucionet e Kosovës”, u shpreh Apostolova.

“Në Kosovë është kuptuar që duhet të plotësohet edh dy kushte për liberalizim. Ne kemi bërë atë që është dashur të bëhet, prandaj puna u mbetet juve të luftoni  Mos e mbani rinin e Kosovës të izoluar, kjo është  në duar të politikanëve”.

Ajo foli edhe për nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Zhbërjen e Dhomave të Specializuara tha ajo se është nismë e gabuar, prandaj politikanët duhet të shikojnë interesat e popullin para atyre personale.

Apostolova ka deklaruar se shfuqizimi i Gjykatës Speciale, ndikon shumë në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian.

“Ne jemi miq të Kosovës, ne dëshirojmë që ndikimi ndërkombëtar të zvogëlohet e Kosova të marr përgjegjësi për të tashmen dhe të ardhmen. Nisma për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara është nismë e gabuar dhe nuk është mënyra për ta bërë këtë. Shpresoj që politikanët të kuptojnë këtë më herët se sa më vonë. Dështojmë Kosova të dal mban, për këtë arsye ne kemi dhënë 100 milionë euro për çdo vit për popullin e Kosovës”, tha ajo.

“Shfuqizimi i Speciales ka ndikim në rrugën evropian të Kosovës. Kjo prek obligimet që Kosoav ka marrë vite më parë. Shfuqizimi i ligjit shkakton mos kredibiltete dhe prek shumë sundimin e ligjit. Kjo është çështja kryesore ku do të donim të shohim rezultatet. Është momenti që Kosova të dëshmoj që është partner”.

Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedialtço Dantçev, tha se prioritetet e presidencës së Bullgarisë janë solidariteti siguria dhe stabiliteti.

“Bullgaria është bërë pjesë e BE-së vetëm 10 vjet më parë sot ka mundësi që të ndajë përgjegjësin. Prioritetet tri shtyllat siguria stabiliteti dhe solidariteti. Do të punojmë në rritjen ekonomike për një Evropë më të fuqishme. Motoja e presidencës sonë është të bashkuar jemi më të fuqishëm. Për Bullgarinë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme. Është koha e duhur që t’i kthejmë vëmendjen fqinjëve tanë. Tani më shumë se kurrë Evropa duhet të jetë e bashkuar”.

Apostolova dhe Dantçev, po bëjnë prezantimin  e prioriteteve të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Presidenca Bullgare ka filluar më 1 janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 30 qershor 2018, raporton EO.

Fokusi i Presidencës do të vihet mbi Perspektivën Evropiane dhe lidhjen e Ballkanit Perëndimor, të ardhmen e Evropës dhe të rinjve – rritja ekonomike dhe kohezioni social; sigurinë dhe stabilitetin në një Evropë të fortë dhe të bashkuar; dhe mbi ekonominë digjitale dhe aftësitë për të ardhmen.

Të ngjashme