BE: Telashe kishte kryesisht në veri për zgjedhje, kërcënuese deklaratat e Rakiqit për Asociacionin

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 11:48 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni për Vëzhgimin të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, ka cilësuar si të mirë organizuara zgjedhjet e 17 tetorit. Shkeljet që ky mision ka vënë re, kryesisht kanë qenë në pjesën veriore të Kosovës. raporton Ekonomia Online.

Lukas Mandl, shef i misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të së dielës, tha se nga gjetjet e tyre, kritika kanë për mos transparencën e financimit të fushatës.

“Zgjedhjet kanë qenë të organizuara mirë dhe janë respektuar të drejtat gjatë fushatës. Në veri konkurrenca ka qenë e kufizuar. Financimi i fushatës nuk ishte transparent. Vëzhguesit e BE-së kanë vizituar rreth 400 vendvotime. Janë vërejtur disa raste të votimit të asistuar dhe problemeve me afatin e dokumenteve. Administrimi i zgjedhjeve është parë si i pavarur dhe kredibil. Kuadri ligjor për regjistrin e kandidatëve është i paqartë dhe janë disa dispozita kundërthënëse. Norma gjinore është plotësuar 30 për qind”.

Telashet dhe shkeljet që ky mision ka vënë re, kryesisht janë lidhur me pjesën veriore të Kosovës.

“Kemi parë që Lista Serbe ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës. Ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe”, ka thënë ai në një konferencë për medie”.

Mandal, ka falënderuar presidenten Osmani për ftesën e bërë për vëzhgimin e zgjedhjeve të 17 tetorit.

“Ne kemi vëzhguar zgjedhjet në çdo cep të Kosovës dhe kjo është ajo që bën misioni vëzhgues kudo në botë. Ky mision mbetet në kuadër të BE-së karshi Kosovës”.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, E pyetur për mesazhin e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, se nëse nuk i kanë fituar 9 komuna dhe nuk formohet Asociacioni, do t’i lëshojnë institucionet, Von Cramon tha se ishte kërcënim për votuesit dhe ndaj kandidatëve të tjerë.

“Dua t’i përgëzoj qytetarët për ushtrimin e qetë të së drejtës demokratike, fushata zgjedhore ka qenë pa incidente madhore. Përkundër sfidave me pandeminë KQZ ka arritur në mënyrë efikase t’i zbatojë procedurat zgjedhore. Këto zgjedhje kanë dëshmuar se demokracia në Kosovë është e vërtetë, është një vetëdijesim gjithmonë më i madh në këtë vend. Kosova është shembull në kuptim të pluralizmit për rajonin. Nëse nuk lejohen kandidatët e tjerë që të marrin pjesë është vështirë që të kuptohet nëse ka pasur pluralizëm, ka kërcënim të madh të votuesve dhe ndaj kandidatëve të cilët nuk vinë nga radhët e Listës Serbe dhe kjo është ajo që ne kemi dëgjuar, dhe prandaj e kemi vendosur këtë në raport do të doja të ishte ndryshe”.

Të ngjashme