Bedri Hamza priti në takim Memli Krasniqin, biseduan për realizimin e planeve për Mitrovicën

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas marrjes së detyrës së tij që të jetë në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës.

Në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Mitrovicës bëri të ditur se në këtë takim u bisedua për realizimin e planeve për Mitrovicën.

“Kryetari Hamza e falënderoi kryetarin e PDK-së, z. Krasniqi për vizitën e tij dhe suksesin e përbashkët të arritur, duke vënë në pah synimet e tij në realizimin e planeve për zhvillimin e komunës me projekte konkrete dhe punë të ndershme në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës, ku transparenca dhe llogaridhënia do të jenë parime të panegociueshme të ekzekutivit”, thuhet në shkrim.

Tutje, komuna bëri të ditur se Krasniqi ofroj angazhimin e tij në jetësimin e programit të Hamzës për Mitrovicën.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme