Behgjet Pacolli përkujton viktimat e Holokaustit

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, ka përkujtuar miliona viktima të pafajshme të Holokaustit në të gjithë Evropën.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se shqiptarët janë krenarë që kanë ndihmuar hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore për t’i shpëtuar të keqes përmes besës sonë.

“Ne duhet të synojmë që asnjëherë të mos ndodhin krime të tilla dhe gjithmonë besën tonë për njerëzimin. Në këtë ditë mendimet tona janë për viktimat e krimeve masive në Kosovë dhe më gjerë” ka shkruar Pacolli.

Image may contain: sky and outdoor, text that says 'INTERNATIONAL HOLOCAUST REMEMBRANCE DAY'
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme