Behgjet Pacolli renovon zyrat në MPJ, me para të veta

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 20:08 | Nga

Në zyrë luksoze e ka shndërruar kabinetin e tij ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Multimilioneri kosovar, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, që nga inkuadrimi në politikë, ka proklamuar se këtë e bën për të mirën e përgjithshme dhe jo për para.Por, gati në pronë private e kanë shndërruar Ministrinë e Jashtme.

Por, në Zyrën e Pacollit kanë thënë se kjo nuk është e tëra dhe në kabinet të tij po kryhen ende punime, për të cilat ministri i Jashtëm ka dhënë donacion.
“Sa u përket punimeve që janë duke u kryer në Kabinetin e Ministrit, ne vetëm dëshirojmë të konfirmojmë se nga këto punime nuk është i prekur buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Meqenëse i gjithë ky renovim është donacion privat i zotit Pacolli, nuk ka pasur nevojë që të hapet tender”, ka thënë zyra për Media e MPJ-së. Ministria e Administratës Publike thotë se e ka miratuar këtë rinovim, ani pse nuk e di vlerën e as kush po i kryen punimet.

KTV-ja ka mësuar se këto punime janë kryer nga kompania “Mabetex”, pronë e familjes Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme