Behgjet Pacolli sjell dhëndrin e Trumpit në Kosovë

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, në Kosovë ka ardhur dhëndri i presidentit të SHBA’së, Michael Boulos.

Se Pacolli e ka ftuar Boulos-in në Kosovë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në instagram, Adrian Krasniqi.

“Sapo zbarkuam në Prishtinë. Faleminderit për ftesën Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli”, ka shkruar Kransiqi në instagram.

Përpara ardhjes në Kosovë, Boulos kishte qëndruar për vizitë në Mal të Zi. Nuk dihen ende arsyet se pse Pacolli mund ta ketë ftuar dhëndrin e Donald Trump në Kosovë. Michael Boulos është i dashuri i vajzës së Donald Trump, Tiffanys./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme