Behramaj: Dikur i rrotullonte kamionët, ndërsa sot e ka mbushur Kosovën me prodhime serbe

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçit, Adil Behramaj, tha se Qeveria Kurti e ka mbushur Kosovën me prodhime serbe, ani pse sa ishte në opozitë e kundërshtonte një gjë të tillë.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Serbia e ka pjesëmarrjen më të madhe të importeve në tregun e Kosovës

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti e mbushi Kosovën me prodhimet e Serbisë, me ato që i rrotullonte kamionët më herët vetëm që të mos bëheshin pjesë e tregut të Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Serbia e ka pjesëmarrjen më të madhe të importeve në tregun e Kosovës. Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, Serbia renditet e para nga shtetet me importin më të lartë me 6.4%, Shqipëria e dyta me 5.6% dhe Maqedonia e Veriut e treta me 5.2%.

Me Qeverinë Kurti kemi 143% rritje të importit nga Serbia!

Me Qeverinë Kurti, Serbia po kalon nëpër Kosovë dhe Shqipëria po bllokohet!

Të ngjashme