Behramaj e kritikon qeverinë për keqmenaxhim të situatës së jashtëzakonshme

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Presidentit Adil Behramaj e ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhim të situatës së jashtëzakonshme.

Ndërsa Behramaj thotë se edhe ministrja Albulena Haxhiu qenka munduar ta mbulojë njëjtë, siç bëjnë gjithmonë këta, duke u marrë me presidentin.

“Paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për ta menaxhuar një situatë të jashtëzakonshme, qoftë edhe për vetëm një muaj, ministrja Albulena Haxhiu qenka munduar ta mbulojë njëjtë, siç bëjnë gjithmonë këta, duke u marrë me presidentin.

Sikur të kishit ditur ju çfarë është menaxhimi, sot nuk do t’i kishim këto raste të të infektuarve në rritje nga individë të ardhur nga jashtë Kosovës. Por, të gjithë të ardhurit do t’i trajtonit dhe izolonit me kohë. Ky numër tani pandalshëm është në rritje si pasojë e keqmenaxhimit tuaj” shtoi Behramaj.

Sikur të dinit ju çfarë është menaxhimi dhe të ju interesonin qytetarët, nuk do i linit ata të prisnin me orë të tëra për t’i bërë analizat dhe hequr shqetësimet e tyre, duke ju pritur juve deri sa i keni përfunduar tuajat në Qeveri e Kuvend.

“Edhe, përkundër që po përtoj çdo ditë të merrem me paaftësinë tënde si ministre, po e shfrytëzoj këtë rast të ta sqaroj që votimi i dekretit të presidentit për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, siç është kërkuar në bazë të nenit 131, paragrafi 1.3, nuk bëhet me 2/3 e deputetëve, sepse sërish ishe ngatërruar, por me shumicë të thjeshtë. Votimi me 2/3 e deputetëve kërkohet vetëm kur Gjendja e Jashtëzakonshme tejkalon 150 ditë” deklaroi Behramaj.

Po dukesh shumë e ngatërruar, ministre. Po gabon shumë shpesh! 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme