Behramaj ironizon me Kurtin: E vërtetë që uji i Greqisë aktualisht është më i mirë se uji i Deçanit

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka “thumbuar” kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Pasi që Kurti që nga 8 korriku qëndroi në Greqi dhe nuk erdhi në Kosovë për të vizituar banorët e Deçanit, ku 1 mijë e 500 prej tyre u helmuan, Behramaj tha se është e vërtetë që uji i Greqisë aktualisht është më i mirë se ai i Deçanit.

Ai tutje theksoi se Kurti nuk ka shkuar atje për t’u përcëlluar, por për të kërkuar Naiads, nimfës së ujit.

Behramaj madje e quajti Kurtin fallxhi, duke thënë se më pas ai kthehet në Kosovë për t’i zgjidhur problemet e deçanasve.

Postimi i plotë:

Është e vërtetë që uji i Greqisë aktualisht është më i mirë se uji i Deçanit. Por, Kurti nuk ka shkuar atje për t’u përcëlluar, siç po trumbetojnë dashakeqësit e tij. Qeveria po e mban të fshehur, por Kurti atje është në kërkim të Naiads, nimfës së ujit, e cila në mitologjinë greke përkujdesej për burimet, puset dhe përrenjtë. Edhe malet e Olimpit i kishin mbetur për t’i vizituar dhe fallxhiu ynë kthehet në Kosovë për t’i zgjidhur problemet e deçanasve!.

Të ngjashme