Behramaj: Ish-udhëheqësit e UÇK-së të ndihen me fat që Donika Gërvalla nuk po mund t’ua ndalojë edhe ‘kafshatën e gojës’

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratës së vajzës së Jakup Krasniqi, e cila tha se Ministria e Jashtme ka marrë vendim që gjërat esenciale në Hagë, të mos dërgohen më përmes këtij institucioni.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Behramaj ka thënë se në vend që Kosova tërë diplomacinë ta vinte në shërbim të mbrojtjes së lutës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ndaloi edhe dërgesat e gjërave esenciale për ish-udhëheqësit e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

“Në vend që Kosova tërë diplomacinë ta vinte në shërbim të mbrojtjes së luftës së UÇK-së, kryediplomatja Schwarz e ndaloi edhe shfrytëzimin e “postës” së MPJ-së për familjarët e ish-udhëheqësve të UÇK-së, e cila në këtë periudhë pandemike përdorej për plotësimin e kërkesave elementare të tyre”, ka shkruar ai.

Tutje ish-këshilltari i Thaçit ka thënë se është në kundërshtim me çdo konventë të të drejtave të njeriut, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së nuk po i lejojnë as t’i vizitojnë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

“Athua mos duhet të ndjehen me fat ish-udhëheqësit e UÇK-së, që Donika Gërvalla-Schwarz nuk po mund t’ua ndalojë edhe “kafshatën e gojës”?”, përfundon ai

Ndryshe Gresa Krasniqi ka thënë se ministrja Gërvalla duhet t’i lë anash inatet personale, ose do të përgjigjet për veprimet e saj.

Postimi i plotë:

Në vend që Kosova tërë diplomacinë ta vinte në shërbim të mbrojtjes së luftës së UÇK-së, kryediplomatja Schëarz e ndaloi edhe shfrytëzimin e “postës” së MPJ-së për familjarët e ish-udhëheqësve të UÇK-së, e cila në këtë periudhë pandemike përdorej për plotësimin e kërkesave elementare të tyre. Në kundërshtim me çdo konventë të të drejtave të njeriut, familjarët e tyre ende nuk po i lejojnë as t’i vizitojnë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Athua mos duhet të ndjehen me fat ish-udhëheqësit e UÇK-së, që Donika Gërvalla-Schëarz nuk po mund t’ua ndalojë edhe “kafshatën e gojës”?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme