Behramaj: Kurti dhe Vitia kanë hequr dorë tërësisht prej administrimit të pandemisë në veriun e vendit

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka thënë se komunat që qeverisen nga komunitetet joshumicë, e sidomos ato me kryetarë serb, nuk po i raportojnë qeverisë së vendit për infektimet dhe vdekjet e qytetarëve nga Covid-19.

Behramaj tutje shkruan se Kurti e Vitia kanë hequr dorë prej administrimit tëp andemisë në veriun e vendit, derisa po lejojnë edhe cenimin e sovranitetit të vendit.

Postimi i plotë:

Dhjetë komuna që qeverisen nga komunitetet joshumicë, veçanërisht ato me kryetarë serbë, as që po i raportojnë Qeverisë së Kosovës për infektimet dhe vdekjet e qytetarëve të komunitetit serb.

Kurti dhe Vitia kanë hequr dorë tërësisht prej administrimit të pandemisë në veriun e vendit dhe po lejojnë të cenohet sovraniteti i shtetit.

Serbia po e administron procesin e vaksinimit të qytetarëve serbë në komunat veriore të Kosovës!

Të ngjashme