Behramaj: Kurti për 51 ditë e dëshmoi orientimin e tij antiperëndimor

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti me regjimin e tij  51 ditor e ka dëshmuar orientim gjeopolitik antipërendimor . Kështu ka vlerësuar këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Ai ka thënë se Kurti dhe njerëzit e tij gjithandej po përtypin togfjalësh si “regjim i vjetër, garda e vjetër, klubi i vjetër”, duke menduar se e kanë gjetur “dietën” për ta bërë diferencën me kundërshtarët politikë.

“Por, për nga aktiviteti i gjatë politik, Kurti nuk dallon aspak nga liderët që po i kategorizon si të vjetër. Dallimi i vetëm është që Kurti nuk e ka lënë asnjë gjurmë me vlerë në rrugëtimin e deritashëm të Kosovës. Sforcimi i këtij mesazhi politik, pas kësaj qeverisjeje të retarduar, nuk e bënë atë as politikan të së ardhmes dhe as lider me perspektivë, por e rikonfirmon si një dështak politik! Gjurmët që i ka lënë në këto dekada ishin të dëmshme për institucionet, çrregulluese për proceset politike dhe me pasoja të mëdha për ekonominë dhe jetën e qytetarëve. Ndërsa, me regjimin e ri në 51 ditë qeverisjeje, Kurti dëshmoi edhe orientim gjeopolitik antiperëndimor. Dhe, në fakt, vetëm kjo mund të jetë gjenerata e re politike që ai përfaqëson.”, ka shkruar ai.

Kurti dhe njerëzit e tij gjithandej po përtypin togfjalësh si “regjim i vjetër, garda e vjetër, klubi i vjetër”, duke…

Posted by Adil Behramaj on Tuesday, 19 May 2020

Të ngjashme