Behramaj: Pako Emergjente e Qeverisë e vonuar dhe e mangët

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj e quajti të mangët e të vonuar Pakon Emergjente nga Qeveria.

Sipas tij, shumë vende pune rrezikojnë të humbasin dhe shumë biznese të falimentojnë. Ndërsa, masat e kësaj pakoje, fare pak mund të kenë ndikim në rimëkëmbjen e tyre.

Behramaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se punëtorët nuk është e mjaftueshme të paguhen 170 euro nga Qeveria, por për këta dy muaj është dashur të jetë një pagë mesatare prej 300 euro, ndërsa gjashtë muajt e ardhshëm të paguheshin me 50% të pagës deri sa bizneset të stabilizoheshin.

Pakoja Fiskale Emergjente e Qeverisë, jo vetëm që është shumë e mangët, por edhe shumë e vonuar. Ajo është më shumë…

Gepostet von Adil Behramaj am Sonntag, 5. April 2020

Të ngjashme