Behramaj: Përtej obligimit kushtetues, Kurti paska emëruar edhe tre zëvendësministra nga Lista Serbe

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari Adil Behramaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka emëruar përtej obligimit kushtetues edhe tre zëvendësministra nga Lista Serbe.

Postimi i plotë i tij:

Tani po thonë që Albin Kurti nuk ka marrëveshje me Listën Serbe. Përtej detyrimit kushtetues, ai dje i paska emëruar zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës edhe tre njerëz të tyre. Tihomir Dimiq i emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ishte anëtar i strukturave paralele të Fushë Kosovës me vendim të Qeverisë së Serbisë. Ksenija Bozhoviq e emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, dikur politikane e afërt me Oliver Ivanoviqin, pas vrasjes së tij i është bashkuar Listës Serbe. Edhe Enes Goran, i emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjithashtu është i afërt me Listën Serbe. Emilia Rexhepin e ka për t’ia menaxhuar marrëveshjet e fshehta me Listën Serbe.

Të ngjashme