Behramaj: Surroi po bënë propagandë kundër Thaçit, me para të taksapaguesve norvegjezë

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Adil Behramaj, dikur këshilltar I ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se publicist Veton Surroi, tash edhe pjesë e ekipit të Kosovës për bisedime me Serbinë, po bën propagandë kundër ish-presidentit me para të shtetit norvegjez, i cili vlerësohet për neutralitet në politikën ndërkombëtare.

“Si trashëgimtar i denjë i Rexhai Surroit, meqë Spanja është ende me sistemin monarkik, Vetoi Surroi është tepër i përshtatshëm për shef të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Spanjë. Deri vonë Surroi ka bërë propagandë kundër Hashim Thaçit me para të vetat dhe me ato që i kishin mbetur prej ish-Jugosllavisë. Ndërsa, tash po vazhdon të bëjë propagandë kundër tij, por me para të tatimpaguesve norvegjezë, shteti i të cilëve vlerësohet për neutralitetin në politikën ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Të ngjashme