Behrami: Kurti në 100 ditët e qeverisjes së tij pa vizion në politikën e jashtme

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, në 100 ditët e qeverisjes nuk pat fare vizion në politikën e jashtme, as planifikim strategjik, aq më pak vetëdije për shfrytëzimin e momentumeve gjeopolitike, kështu ka thënë Këshilltari i Presidentit Artan Behrami.

Njoftimi i plotë:

Kosova në krye me Kurtin e humbi një mundësi të papërsëritshme për të aplikuar për anëtarësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në këtë kohë të ballafaqimit global me pandeminë, me një koordinim me partnerët strategjikë, lobim politik dhe medial, anëtarësimi i Kosovës në OBSH do të ishte i realizueshëm dhe fitore e madhe diplomatike e Kosovës.

Partnerët ndërkombëtarë ishin të gatshëm ta ndihmojnë Kosovën në këtë rrugëtim, meqë në MPJ dhe MSH ka ekzistuar një analizë dhe strategji e gatshme për qasjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit!

Kosova e humbi një fitore të mëdha diplomatike nga një kryeministër që mbijetesën politike e ka lidhur me pikat e gravura në sheshin e Prishtinës!

Të ngjashme