Behrami i reagon Pacollit: Po i sulmojnë nënat e heronjve, për ta shenjtëruar liderin e tyre

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli pas deklaratës së saj se Ramush Haradinaj e ka dërguar nënën e tij për shërim jashtë vendit.

Ai e ka quajtur skandaloze deklaratën e saj. Kjo sipas tij është vetëm një reflektim i doktrinës dogmatike të Vetëvendosjes.

Behrami ka shkruar se Vetëvendosje fillimisht e njollosën dhe zhveshën nga kredibiliteti çdo institucion në Kosovë, për ta krijuar kultin e udhëheqësit të tyre si institucionin absolut në Kosovë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Deklarata skandaloze e deputetes Fitore Pacolli është vetëm një reflektim i doktrinës dogmatike të Vetëvendosjes.

Fillimisht e njollosën dhe zhveshën nga kredibiliteti çdo institucion në Kosovë, për ta krijuar kultin e udhëheqësit të tyre si institucionin absolut në Kosovë!

Tash po i sulmojnë edhe nënat e heronjve, që murin e sakrificës e shtynë përtej kufijve të imagjinatës, për t’i krijuar hapësirë shenjtërimit të liderit të tyre!

Nënat si institucion i shenjtërisë nuk mund të zëvendësohen nga ata që me çdo kusht dëshirojnë të shndërrohen në baballarë të shenjtë!

Të ngjashme