“Bëjnë thirrje për të qëndruar në shtëpi, vetë “shëtitën” nga komuna në komunë”

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga dje kanë nisur të shkojnë nga komuna në komunë pas përhapjes së virusit Korona.

Si Kurti ashtu edhe Vitia, ka një muaj që bëjnë thirrje për të qëndruar në shtëpi, por dy bashkë s’i kanë respektuar këto masa. Madje Vitia shpesh në paraqitje publike ka dalë edhe pa maskë e dorëza.

Image may contain: 2 people, people sitting and table

Teksa edhe mbledhjet e qeverise mbahen online, Kurti, ka zgjedhur që vizitat mos t’i ndalë, ndonëse aty grumbullohen goxha njerëz dhe distanca shpesh është e pamundur, shkruan Insajderi.

Për këto endej nga komuna në komunë ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Arbe Gashi.

“Nëse Qeveria mbanë mbledhjet (me 18 anëtar të Qeverisë) në distancë, si masë mbrojtëse kundrejt Covid-19, bën thirrje në vazhdimësi për respektim të masave të ndërmarra nga institucionet relevante për të qëndrur në shtëpi, qysh mundet me arsyetuar shëtitjen nëpër komuna të Kosovës – ku bashkë me delegacion pritës bëhen rreth 50 zyrtar, pikërisht në javët më kritike të përhapjes potenciale të virusit”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe Kurti bashkë me Vitinë dhe një pjesë tjerë të kabinetit dje kanë qëndruar në Gjilan dhe Kamenicë, ndërsa sot në Pejë, Gjakovë dhe Klinë.

Të ngjashme