Bekë Berisha në ligjerata, por te Shefqet Krasniqi

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Në një iftar mbrëmë, hoxha Shefqet Krasniqi ka mbledhur deputetë, aktorë e këngëtarë dhe ka promovuar libra.

Në mesin e të ftuarve ka qenë edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili ka shpërndarë fotografi nga kjo ngjarje dhe ka përgëzuar hoxhën.

Deputetët e LVV-së, Eman Rrahmani, Gramos Agusholli e Visar Korenica, deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, si dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ishin të pranishëm në këtë organizatë. Ky i fundit mbajti edhe një fjalim para të pranishmëve.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Aty kishte edhe aktorë dhe dy këngëtarë.

Të ngjashme