Bekë Berisha për Hysen Durmishin: Ndoshta s’ka nevojë me u korruptu më se e ka kry punën edhe për nipa

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 14:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur për Organin Shqyrtues të Prokurimit gjegjësisht bordin e këtij organi i cili është i bllokuar dhe s’është zgjedhur ende.

Berisha tha në seancën e Kuvendit se zëvendësministri Durmishi ka deklaruar se nuk korruptohet, por që sipas tij zëvendësministri e ka kryer punën edhe për nipa sa i përket korruptimit gjatë kohës së bllokimit të zgjedhjes së bordit të OSHP-së.

“Pastaj e dëgjova zëvendësministrin e Infrastrukturës që tha se nuk korruptohem, nashta s’ka nevojë me u korruptu më se e ka kry punën edhe për nipa sa ka qenë e bllokume kjo puna e OSHP-së.Por i garantoj një punë, masi u mësu kështu ai ka me u korruptu prapë”, tha Berisha, raporton EO.

Deputeti i AAK-së tutje tha se fitimi më i madh për qeverinë ka qenë kur nuk i ndan tenderët me OSHP-në.

“Ministër, po thu që e kemi trajtu shpesh herë këtë çështjen e tenderëve njëburimor. Edhe dihet që për një kohë të gjatë ka qenë e bllokuar OSHP-ja, unë besoj që fitimi më i madh është kështu kur t’i jep direkt, a munesh me ma shpjegu këtë, s’ki nevojë me i nda me OSHP hiç, i ki direkt”, tha ai.

Të ngjashme