Bekë Berisha për Strategjinë Nacionale të Sigurisë të prezantuar nga Qeveria: Është kopje e dobët e strategjive të kaluara

Prishtinë | 24 Tet 2022 | 11:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, po diskutohet për Strategjinë Nacionale të Sigurisë. Deputeti i AAK-së, njëherit kryetar i Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos transparencë gjatë hartimit të kësaj strategjie. Berisha u shpreh se si kryetar i komisionit dhe i tërë komisioni për Siguri në Kuvendin e Kosovës, është anashkaluar nga Qeveria, duke mos i dhënë hapësirë për sygjerime dhe për ta dhënë kontributin si deputetë.

“Strategjia e fundit e cila është ardhë për votim sot si draft, ka dalë për publikun dhe për komente qysh në muajin mars të këtij viti. As une si kryetar dhe as anëtarët e tjerë të Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht në mënyrë që të japim kontributin tonë në këtë strategji si komision”, u shpreh Berisha.
“Qeveria e Kosovës, Strategjinë për Siguri na e ka dorëzu vetëm pasi është shqyrtu nga Kryeministri, duke anashkaluar Komisionin për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes”, shtoi Berisha.

“Sa i përket çështjeve të sigurisë, strategjisë, ligjeve, bashkëpunimit, ndihmes dhe votimit, pavarësisht disponimit politik ne jemi përcaktu me përkrah këtë sektor me të gjitha. Si kryetar i Komisionit për Siguri, si deputet dhe si grup parlamentar i AAK-së”, tha Berisha tutje.
“Ky dokument është i mjegullt, dhe nuk e ndihmon sigurinë aspak. Kështu që kthene këtë dokument e kthene në Komision, kështu nuk mund t’ju japim mbështetjen”, përfundoi Berisha.

Të ngjashme