Bekë Berisha përkrahet fuqishëm nga rinia e Istogut

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Një nga politikanët më të zëshëm, më aktiv dhe më të besueshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të kandidojë edhe për një mandat tjetër si deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit.

Është ky Bekë Berisha, i cili ka besimin e simpatizantëve të partisë së tij, veçmas të të rinjve.

Kjo u pa edhe në takimin që Berisha pati së fundmi me rininë e AAK-së në Istog dhe shtabin e partisë në këtë komunë, vendin e tij të lindjes.

Berisha ka publikuar disa imazhe në rrjetin social FB ku shihet një mobilizim i jashtëzakonshëm e pritje e ngrohtë e ku shkruan:Një takim i mbarë e i frytshëm me rininë e Istogut

Të rinjtë e Istogut shumë të gatshëm për sfida të reja, sa herë i takoj të japin frymëzim për të vazhduar tutje në rrugën tonë të drejtë, rrugën e përmirësimit të kërkesave të tyre ne veçanti dhe të gjithë qytetarëve ne përgjithësi, me të rinjët po fillojmë nga këtu drejt një fitore të sigurtë e shumë bindëse.

Të ngjashme