Bekë Berisha: Populli mendon që Albin Kurti ka me shpërnda banesa

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha ka folur për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Berisha në Pressing të T7 ka thënë se Albin Kurtin me e lënë një vit me punu, rrëzohet vetë.

“Tamam puna Albini me thanë ‘unë jam Jugosllavia, unë jam komunist’. Me bë fëmijë në Jugosllavi i kanë shpërbly. Populli po mendon që ky ka me shpërnda banesa. Unë nuk besoj në këso”, tha Berisha.

Kujtojmë se mes tjerash, gjatë fushatës zgjedhore, Kurti ka premtuar pushim të lehonisë për të dy prindërit 12 muaj dhe nënave të papuna nga 250 në 6 muajt e parë

Të ngjashme