Bekë Berisha: Qeveria Kurti ishte dështim në të gjitha temat

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, ka kritikuar qeverinë në detyrë lidhur menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Berisha në rubrikën Sytë 7 në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova tha se Qeveria Kurti ishte dështim total në të gjitha temat.

“Kjo qeverisje ka qenë dështim total në gjitha temat. Kanë berë me muaj të tërë me bërë qeverinë. Pastaj e kanë prishë vet qeverinë, pastaj jemi detyruar me e shkarkuar qeverinë. Menaxhimi i pandemisë ka qenë dështim total. Kjo sfidë me të cilën s’jemi përballë ndonjëherë na ka gjetë me një qeveri të shkarkuar dhe të papërvojë”.

Berisha përgjegjës direkt për vdekjen e të riut nga Gjilani i konsideron Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

“Shkaku i neglizhencës së tyre ka vdekë një djalë në karantinë në konvikte. Po, ka qenë direkt lidhja e Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministria e Brendshme, edhe çka e kom dëgjuar babain e djalit dhe në Komision e bëjnë përgjegjës këto dy institucione”.

Ai uroi që Kosova të mos përballet me një qeverisje të tillë sikur kjo qeveri.

“Mund të them se PDK-ja dhe AAK-ja është fajtore se ka ardhur në shprehje një qeveri e tillë pa përvojë. Por, kjo është me i vëndu gishtin kokës edhe me punuar më ndryshe me e ndryshuar sistemin. Dhashtë zoti që Kosova të mos sprovohet më me këso qeverie që ka bërë veç sfilata, me mikrofona e me mindila. Ku kishte sukses vraponin veç në konferenca, kurse ku kishte përgjegjësi nuk merrnin përgjegjësi me kërkuar falje, se nuk jemi provuar ndonjëherë”.

Të ngjashme