Bekë Berisha skanon Qeverinë Kurti, Konjufcën e quan “të matur e adekuat”

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha i ftuar në emisionin Frontal në Televizionin T7 ka dhënë disa komente për ministrat e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Berisha fillimisht ka folur për gjashtë ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Agim Veliu, ky është gardian i luftës së LDK-së në raport me Albin Kurtin, Lumir Abdixhiku është biznesmen që e ka marrë rolin e ministrit. Këtë djalin me syza nuk e njoh, Hykmeti është e një katunit tem qaty. Edhe kjo Dumoshi është e sprovume, Anton Quni e kish marrë këtë Rrustem Berishën fill, si duket LDK nuk e lëshon ministrinë e mbrojtjes”, ka thënë Berisha.

Ai ndërkaq ka folur fjalë të mira për Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën ndërsa ka pasur kritika ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

“Glaukun e kemi një koleg të mirë, duket një njeri i matur dhe adekuat, edhe për negociata edhe për taksën besoj që sa e dëgjova një natë ke goxha i matur edhe e mirëprita atë ide, Albulena Haxhiu shpresoj që të mos mendoj që roli i ministrit të jetë me dal me arrest njerëz, kjo është veç ministër, nëse do ta kishim pas një prokurore që fol qashtu, po kjo është veç ministre, ka detyra të tjera. Le të vendos një prokuror që reagon në portale qytet a diku, jo ministri. Bislimin se njoh, Arben Vitinë po më duket ka qenë drejtor në Prishtinë, më thanë që ka punu mirë, këta tjerët nuk i njoh”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme