Bekë Berisha – Xhelal Sveçlës: Mos më shit ti mend mu këtu, dilum jashtë

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 10:13 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka replikuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke i thënë “Mos me shit mend ti mu këtu”, raporton Ekonomia Online.

Berisha iu është drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme si “Cfeklla”.

Tensionet në komision filluan pasi ministri Sveçla kërkoi të raportonte së bashku me drejtorin e Policisë, por që një gjë të tillë e refuzoi drejtori i Komisionit, Bekë Berisha.

Pas kësaj reagoi anëtari i LVV-së në Komision, Enver Dugolli, duke thënë se Bekë Berisha po dëshiron vetëm show mediatik.

Ndërkaq, Berisha reagoi ashpër ndaj Dugollit, i cili më pas edhe lëshoi sallën e Komisionit.

“Ti je ekip e jemja. Ju jeni mësuar me do vota me shpëtua këtë njeri që ka bo gabime. Unë e kam thirr drejtorin ndaras prej ministrit. Sillu si komision, pse ki frikë me marrë me pyet ministrin ndaras nga drejtori. Ky u mësua si deputet mos me i respektua rregullat, ka shku i ka shkel rregullat atje na ka qit faqen e zezë, e ka kthy KFOR-in në veri, pse duhet me pas drejtorin e Policisë me veti. Hajde jashtë edhe ti”, deklaroi Berisha.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme