Bekim Haxhiu e quan Fisnik Ismajlin “bullafiq”

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 14:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy deputetët, Bekim Haxhiu i PDK-së dhe Fisnik Ismajli i Vetëvendosjes janë përplasur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Ismajli e ka quajtur Haxhiun dallaverxhi, ndërsa ky i fundit e ka quajtur Ismajlin “bullafiq”.

“Një njeri me mend në kry nuk qohet me na akuzuar për gjërat që na akuzoj, duke e ditur çfarë dallaverxhie është ai. Nuk është e rastësishme që FIFA të ka larguar nga kryesia e Federatës së Futbollit të Kosovës, se je dallavergji. E tash po pret ne me të besu për krejt akuzat që na i bëre”.

“Amani të koftë, boll qajte këtu rrejshëm, merru më çështjen në fjalë, e mos akuzo palidhje se me të besu ty nëse e pret, hajgare është kjo punë”, i ka thënë Ismajli deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ndërsa ky i fundit ka reaguar duke e quajtur Fisnik Ismajlin “bullafiq”.

“Më vjen mirë që reagoi deputeti Ismajli, por reagimi i tij ke, sepse nuk ja përmenda emrin, e din ai pse”.

“Sa i përket çështjes së FIFA-së dhe UEFA-së, Bekim Haxhiu ka përfunduar misionin në futbollin Kosovës me pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA… dhe tani do të bëjmë më të mirën për vendin, infrastrukturën sportive në dy stacione në Prishtinë dhe Mitrovicë, për çka ti nuk merr vesh o bullafiq”, i është përgjigjur Haxhiu deputetit Ismajli.

Të ngjashme