Bekim Haxhiu: Faik Fazliu të lirohet pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK

Prishtinë | 06 Qer 2021 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi ish-kryetari i OVL UÇK-së, Faik Fazliu, është arrestuar mbrëmë në Prizren.

Haxhiu ka kërkuar që ai të lirohet pa u ndikuar nga pushteti.

“Provokimi dhe sjellja e zyrtarit policor dhe arrestimi i Faik Fazliut është i pa pranueshëm, bazuar në videon e publikuar.Në videon e publikuar sjellja e policit është jo etike, e jo e një zyrtarit policor dhe duhet të suspendohet.Inspektorati Policorë duhet ta hetojë këtë rast.Faik Fazliu të lirohet dhe rasti të trajtohet nga organet e pavarura ligjore, pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK”, shkroi ai.

Faik Fazliu u arrestua mbrëmë pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor, në një kafeteri në Prizren.

Të ngjashme