Bekim Haxhiu: Me dy muaj vonesë, ministria e Shëndetësisë organizon takim me kryetarët e komunave

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka deklaruar se ministria e Shëndetësisë pas situatës së krijuar nga COVID-19, me dy muaj vonesë organizon takim me kryetarët e komunave të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Haxhiut ky takim për diskutim dhe koordinim i MSH me udhëheqësit komunal po bëhet me shumë vonesë. Diskutimi dhe koordinimi për nevojat që kanë komunat e Kosovës është dashur të organizohet së paku dy muaj më parë.

Postimi i plotë nga Haxhiu:

Me dy muaj vonesë !

Ministria e Shëndetësisë pas situatës së krijuar nga COVID-19, me dy muaj vonesë organizon takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Ky takim për diskutim dhe koordinim i MSH me udhëheqësit komunal po bëhet me shumë vonesë.

Diskutimi dhe koordinimi për nevojat që kanë komunat e Kosovës është dashur të organizohet së paku dy muaj më parë.

Por prapë vlenë thënia e popullit “më mirë vonë se kurrë”.

Uroj që mos të jemi vonë sa i përket koordinimt për të luftuar pandeminë COVID-19.

Uroj që ky takim të jetë vërtetë për mbështetje të komunave.

Shpresoj që takimi të mos jetë imponuar si pasojë e shkeljes së Kushtetutës së Kosovës nga kryeministri në ikje Albin Kurti, dhe tani të bëhet përpjekje përmes kryetarëve të komunave të kamuflohet shkelja e Kushtetutës për cenimin e lëvizjes së lirë.

Kosova sot ka nevojë për bashkpunim, unitet dhe koordinim të të gjithë popullatës pa dallim. Nuk është koha për protagonizëm e meritokraci, as për improvizime e kamuflime.

Të gjithë bashkë e mposhtim pandeminë COVID-19.

Të ngjashme