Bekim Haxhiu: Qeveria e mashtrimit me 6 muaj vonesë e dërgoi në Kuvend kinse ligjin për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur qeveri të mashtrimit, Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Metro.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me 6 muaj vonesë, Qeveria e mashtrimit ka dërguar në Kuvend një draft Ligj që e kanë quajtur gjoja për rimëkëmbje ekonomike.

“Me 6 muaj vonesë, QEVERITË E MASHTRIMIT kanë sjellë në Kuvend një draft Ligj që e kanë quajtur gjoja për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar Haxhiu.

Ndërsa ka theksuar se drafti i propozuar është mashtrim për qytetarët dhe përfitim për Qeveritarët.

Tutje Haxhiu ka thënë se duhet të ketë një kategorizim për tërheqjen e kursimeve pensionale sipas shumës së kursimeve që qytetarët kanë.

Postimi i plotë:

Me 6 muaj vonesë, QEVERITË E MASHTRIMIT kanë sjellë në Kuvend një draft Ligj që e kanë quajtur gjoja për rimëkëmbje ekonomike.

Në fakt, drafti i propozuar është mashtrim për qytetarët dhe përfitim për Qeveritarët.
Drafi i propozuar nga Qeveria nuk i trajton kategoritë e rrezikuara, nuk mbështet as të papunët, as të punësuarit dhe as bizneset.

Forma e propozuar nga qeveria është e disfavorshme për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve të cilët kanë kursime pensionale të vogla. Kjo formë e propozuar nga Qeveria vetëm se e rrit hendekun në shoqëri, favorizon ata që kanë e diskriminon ata që nuk kanë.

Prandaj, konsideroj se duhet të ketë një kategorizim për tërheqjen e kursimeve pensionale sipas shumës së kursimeve që kanë.

Për këtë qëllim unë kam përgatitur një propozim për tërheqjen e kursimeve pensionale për qytetarët si në vijim:

1. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën më pakë se 10 000 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë për qind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

2. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 10 000 Euro deri në 19 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në njëzet e pesë për qind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

3. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 20 000 Euro deri në 29 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri nënjëzetë për qind (20 %) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

4. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 30 000 Euro deri në 39 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbdhjetë për qind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

5. Personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40 000 Euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë për qind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

Në këtë formë ne do të krijonim mundësinë që të mbështesim kategoritë më të rrezikuara me të hyra më të vogla, ndërsa qytetarët që nuk ju duhet kjo mbështetje do të vazhdojnë të ruajnë kursimet e tyre pensionale.

Duke pasur në konsideratë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përgatitur Koncept Dokumentin për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Benificioneve, mundësia që qytetarët të shfrytëzojnë kursimet e tyre pensionale në këtë kohë krize është e domosdoshme.

PDK edhe pse në opozitë ka dorëzuar dy draft ligje në fillim të pandemisë me qëllim të mbështetjes së qytetarëve dhe bizneseve. Por fatkeqësisht nuk u përkrah nga LVV e LDK të cilat mashtruan qytetarët, akoma më keq, ndihma ekonomike e dedikuar për puntorët po keqpërdoret.

Ligji për rimëkëmbje duhet të jetë i detajuar ku do të specifikonte mbështetjen për çdo qytetar, familje dhe biznes veç e veç, shumën dhe formën e mbështetjes si dhe masat ndëshkuese për të gjithë ata që keqpërdorin fondet e rimëkëmbjes ekonomike.

Të ngjashme