Haxhiu regjistrohet si deputet për herë të pestë radhazi: Thotë se PDK nuk voton presidente përçarëse

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), sot është regjistruar për të pestën herë radhazi si deputet i Kuvendit të Kosovës,

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë besimin edhe për një mandat.

“Duke marrë besimin për deputetë pesë herë radhazi me numrin 109, qytetarët vlerësuan punën time dhe më obliguan që të vazhdoj edhe më me përkushtim të punoj në Kuvendin e Kosovës.
PDK nuk voton qeveri të mashtruesve dhe as presidente përqarse që etiketon vendin e vet”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme