Bekim Jashari, emocionohet me këngën e Hamëz Jasharit për idealin

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, është shprehur emocionuar për këngën të cilën e ka kënduar babai i tij shumë vite me parë në të cilën përmendet dhe lartësohet Ideali.

“Emocion i veçantë nga kjo video që ma dërguan, ku babushi i këndon idealit. Ideali i tij, babës Shaban, Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tyre për Liri, sot është Ideali im për zhvillim e demokraci”, tha Jashari.

Postimi i plotë:

Emocion i veçantë nga kjo video që ma dërguan, ku babushi i këndon idealit. Ideali i tij, babës Shaban, Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tyre për Liri, sot është Ideali im për zhvillim e demokraci. Jo vetëm i imi, por i secilit prej nesh në familjen Jashari, i secilit drenicas dhe shqiptar. Babush, pusho i qetë, sepse Drenica jote do të bëhet, se Kosova do të zhvillohet dhe liria e demokracia nuk do të kufizohen.

#idealpërskenderaj #ideal113

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme