Bekim Jashari konfirmon se garon për kryetar të Skenderajt

Skenderaj | 22 Gus 2017 | 09:44 | Nga
Dhëndri i tij ka bërë të ditur se Bekimit Jashari i ka thënë po kandidaturës për kryetar të Skenderajt. Përmes Facebook-ut, Valon Loshaj ka shpërndarë njoftimin, duke theksuar se me Bekimin në krye Skenderajn e presin ditë të mira.
Më poshtë, teksti i plotë postimit të Loshajt.

“Të dashur miq,
Kam kënaqësinë e veçantë të ndaj lajmin e gëzueshëm me qytetarët e zemrës së shqiptarisë – Drenicës.
Pas kërkesës së drenicakëve për përfaqësim nga djali i Heroit Kombëtarë Hamëz Jashari, ju konfirmoj që

Bekim Jashari tha PO.

-PO për Kryetar të Skenderajit,
-PO për drejtësi në Skenderaj,
-PO për zhvillim ekonomik në Skenderaj,
-PO për mirëqenie të qytetarëve,
-PO për zhvillimin e shëndetësisë,
-PO për zhvillimin e arsimit,
-PO për prosperitet të Skenderajit.

Ditë të mira po e presin Komunën e Skenderajit, nën udhëheqjen e Bekim Hamëz Jasharit, i cili ka kapacitet intelektual, njerëzor dhe kombëtar, andaj urime Drenicë, urime Skenderaj, faleminderit Bekim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme