Bekim Jashari nuk e deklaron vlerën e shtëpisë, ka mbi 100 mijë euro para të gatshme në banka

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në formularin e deklarimit të pasurisë nuk i ka dhënë vlerë shtëpisë së tij.

Ai e ka lënë vlerën zero për shtëpinë të cilën ka thënë se është pronë e përbashkët.

Jashari e ka deklaruar një pronë të paluajtshme për qirambajtje për 99 vite (bashkëpronar aksionar me 20 për qind me vlerë 12 mijë e 125 euro.

I pari i Skenderajt ka deklaruar edhe dy vetura njëra në emër të tij 20 mijë euro dhe tjetra në emër të fëmijëve me vlerë 14 mijë euro.

Por ai ka deklaruar se ka 50 për qind të aksioneve në kompaninë “Premium Group Kosova” Sh.P.K. me vlerë 250 mijë euro. Ai ka thënë se Premium Group Kosova SHPK per vitin 2020 nuk ka bërë shpallje të dividentes për aksionar.

Jashari ka deklaruar para në bankat e Kosovës me vlerë 126 mijë e 267 euro, prej të cilave 39 mijë e 458 euro në emër të bashkëshortes së tij.

Të ngjashme