Belgjika mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 15:59 | Nga

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të NISMA-s, Skender Reçica, pritën sot në takim njoftues shefin e zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais.

Limaj, shefit të zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të Mbretërisë së Belgjikës në proceset demokratike të Kosovës.

Shefi i zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, tha se Belgjika është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës. Po ashtu, Servais, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Nismën për Kosovën.

Në fund, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj dhe shefi i zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, shprehën gatishmërinë për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme