Ben Emerson arrin në Gllogjan, mbështetë Haradinajn për kryeministër

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 15:05 | Nga

Familja Haradinaj sot ka pritur disa miq të huaj, por shumë të rëndësishëm për ta. Daut Haradinaj, njofton se avokati kryesor në Hagë i vllaut të tij, Ramush Haradianj, Ben Emerson është pritur sot në Gllogjan, transmeton lajmi.net.

Së bashku me Emersonin ishte edhe një mik tjetër i familjes Haradinaj, Rachel Mourand. “Është ndjenjë e veçantë kur pret burra të mëdhenj, miq të Kosovës si Ben Emerson dhe Rachel Mourand , miq të mi dhe familjes time”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ardhja e tyre në këtë kohë është të përkrahin Ramush Haradinajn për kryeministër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme