Beqa i thotë Haxhiut që t’i lexojë rekomandimet e Komisionit të Venecias: Mos iu beso këshilltarëve

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa i është drejtuar ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me interpretimin e projektligjit për Byron Shtetëore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe opinionin e Komisionit të Venecias.

Ai i tha Haxhiut se nuk duhet t’u besojë shumë këshilltarëve të saj.

“Është mirë me lexu kur të interpretojsh, jo me u besu këshilltarëve se ndodhta nuk ta lexojnë mirë, ose atij zëvëndësministrit që e zbuloi atë “vaji në tepsi”, se nuk dimë çka po zbuloni ju, por ne po duam me të vërtetë me pas një ligj që i hyn në punë qëllimit të ligjit, e jo që u hynë juve në punë për fushatë”, u shpreh Beqa.

Të ngjashme